Arben Bislimi nga PDK tregon për të arriturat në Shëndetësi - Bota Sot
Arben Bislimi nga PDK tregon për të arriturat në Shëndetësi

Aktuale

Arben Bislimi nga PDK tregon për të arriturat në Shëndetësi

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:43
Arben Bislimi

Arben Bislimi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se me udhëheqjen për herë të parë të këtij subjekti me Ministrisë e Shëndetësisë, janë bërë të arritura në këtë dikaster.

Bislimi ka thënë se veprimet konkrete të Ministrit Uran Ismaili, i cili vjen nga ky subjekt partiak, ka rezultuar me kursimin e miliona eurove të buxhetit të Kosovës.

”Së pari jam i ri në sferën politike, vi nga fusha profesionale. Arsyet pse i jam bashkuar PDK-së janë të shumta, por një nga arsyeja e fortë është të arriturat gjatë këtyre viteve sa është menagjuar Shëndetësia nga Ministri Uran Ismaili”.

”Janë gjëra që i kemi vërejtur të gjithë. Është hera e parë që PDK ka marrë përsipër ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, dhe është treguar mjaft i suksesshëm duke filluar me ndaljen e blerjes së barnave që ka rezultuar me 13 milionë euro kursim të buxhetit gjatë këtyre viteve. Kjo ka rezultuar sepse vetëm Kosova dhe Bjellorusia s’kanë pasur çmime të njëjta të barnave. Edhe me partitë tjera ne kemi qenë në koalicion, por është dicka tjetër kush e udhëheq atë resort. Sepse në koalicion ndahen detyrat, përgjegjësitë dhe punët prandaj nuk mund të flas për atë qeverisje si është udhëheq”.

Në Magazinën Zgjedhore, Arben Bislimi është ballafaquar edhe me Izet Sadiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa ky i fundit kundërshtonte se ka pasur të arritura në sektorin e Shëndetësisë ndër këto vite.

Por Bislmi deklaroi se nuk mund të mohohen të arriturat që kanë ndodhur, njofton Klan Kosova.

”Në 2017 kanë qenë 8 milionë e 418 mijë euro që janë nda. Unë kam qenë pjesë e insituttit të onkologjisë dhe mund të flas akoma sa i përket atyre. Aty ka pasur mungesa të mëdha të medikamenteve, por është përmirësuar. Të gjithë jemi në terren, nuk po them se shëndetësia është në superlativ, larg asaj sepse për 2 vite s’mund të ketë efekte të mëdha, por smund t’i mohoni ato të arritura që janë bërë së bashku me Qeverinë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...