Çaushi: Është e domosdoshme që të ketë një strategji të re për arsim

Aktuale

Çaushi: Është e domosdoshme që të ketë një strategji të re për arsim

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:36
Driton Çaushi

Çaushi ka thënë se duhet të ketë një strategji të re për sistemin e arsimit në Kosovë.

“Duhet të ketë një qasje holistike për t’i parë të gjitha mangësitë që ka. Domosdoshmëri që të ketë një strategji të re për arsim. Duhet të shohim se cili është tregu i punës i jashtë e i brendshëm”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Tutje, ai ka thënë se duhet të formohet një këshillë kombëtar për çështjen e arsimit.

“Duhet të ketë një këshillë kombëtar që njohin këtë punë për të parë se ku po shkon arsimi”, ka thënë ai duke shtuar se nga koalicioni AAK-PSD ka njerëz që dinë ta bëjnë mirë këtë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat