“Gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qafe” – shpjegimi interesant për korrupsion i kandidatit për deputet

Aktuale

“Gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qafe” – shpjegimi interesant për korrupsion i kandidatit për deputet

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:49
Ylli Isufi

Ylli Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës, ka dhënë një shpjegim interesant për korrupsionin.

Korrupsioni për Isufin, është si një dhuratë kur gjyshi, daja ose tezja i dhuron nipit të tij.

Isufi i cili vjen nga partia ku lideri i tij është i akuzuar për korrupsion thotë se në Kosovë, korrupsioni është i lindur, korrupsionin qytetarët e kanë në gjak.

“Korrupsioni te na është i lindur, për shembull në gjak e kemi korrupsionin, shembull ma të thjesht po ta marr për shembull një gjysh një dajë, një teze i shkon nipi gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qyre, qyre qafe, qafe, ky është korrupsioni”, ka thënë Isufi në Interaktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat