Përplasje e ashpër mes Zogianit e Musliut për luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Zogianit e Musliut për luftën kundër korrupsionit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:47
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Avni Zogiani është përplasur ashpër me Ganimete Musliun nga PDK

Përplasje të ashpra janë zhvilluar mes përfaqësuesve të subjekteve politike derisa po debatohej për korrupsionin në “Debat Plus” me Erma Pandurin në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Avni Zogiani është përplasur ashpër me Ganimete Musliun nga PDK për këtë temë.

Zogiani ka përmendur familjarët e Presidentit Thaçi si të lidhur me afera korruptive.

Musliu ka reaguar duke thënë se Vetëvendosje vazhdon të ketë ABC-në e politikës së tyre të ketë Presidentin Thaçi.

Zogiani ka replikuar duke thënë se jemi duke folur për korrupsion dhe për aferën “Pronto” ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë të PDK-së.

Zyrtarja e PDK-së ka thënë se derisa vetëvendosje merret me ta, PDK merret me problemet e qytetarëve.

“Ju i keni humbur zgjedhjet sepse jeni demagogë e nuk keni ide si bëhet lufta kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat