Ish-komandanti i Koshares: Kurrë s’kam qenë në LDK, kjo parti është e kapur - Bota Sot
Ish-komandanti i Koshares: Kurrë s’kam qenë në LDK, kjo parti është e kapur

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares: Kurrë s’kam qenë në LDK, kjo parti është e kapur

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:49
Hisen Berisha

Një nga ish-komandantët e UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK-së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderuar në PDK.

Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK-së.

‘Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do të jem listë”, ka deklarur Berisha.

Në IMAZH të RTK-së, Berisha ka akuzuar kreun aktual të LDK-së, duke thënë se ai ka qenë në qeverinë e cila kur u suprimua autonomia e Kosovës e cila diferenconte shqiptarët.

“LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.

Ai tha se po të bëhej pjesë e LDK-së do ta luftonte nga brenda këtë kryesi.

Sipas Berishës, LDK-ja e sotme është shndërruar në një surrogate që nuk e përfaqëson frymën rugoviane. Ai ka thënë se ka zgjedhur PDK-në dhe Kadri Veselin për shkak se aty mund të jap kontributin më të madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...