Thaçi mori pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy” - Bota Sot
Thaçi mori pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy”

Aktuale

Thaçi mori pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy”

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:03
Thaçi mori pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy” dhe në shpalljen e vitit akademik 2019/2020 në “Des Moines Area Community College” (DMACC) si Viti i Kosovës.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij në këtë ceremoni që u mbajt në kampusin e DMACC në Des Moines, Iowa, u shpreh i lumtur me programin “Women in Energy”, dhe me përfshirjen e 28 vajzave nga Kosova si studente që do të specializohen në sektorin e energjisë.

“Ky program është i veçantë në shumë rrafshe”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar më tej se “E para, ofron përgatitje profesionale për një sektor të rëndësishëm në Kosovë, pra për sektorin e energjisë. E dyta, përkrah përfshirjen më të madhe të gruas në sektorin e energjisë duke kontribuar kështu në fuqizimin e përgjithshëm të gruas në shoqërinë kosovare. Dhe e treta, shënon zgjerimin e bashkëpunimit në mes Iowas dhe Kosovës në një sektor tjetër të rëndësishëm, atë të energjisë”, tha Presidenti Thaçi.

Duke iu drejtuar 28 studenteve nga Kosova, presidenti Thaçi u tha se dëshiron që të përfundojnë me sukses studimet dhe të marrin rolin që u takon në shoqëri.

“Dëshiroj t’i përfundoni me sukses studimet, dhe të merrni rolin që u takon në industrinë dhe në shoqërinë në Kosovë. Ju do të jeni inspirim edhe për vajza e gra tjera në Kosovë”, ka thënë presidenti.

Presidenti Thaçi falënderoi edhe MCC të Kongresit Amerikan, projektin e tyre në Kosovë të udhëhequr nga Petrit Selimi si dhe “DMACC” për fillimin e këtij programi.

Në ceremoninë inauguruese, folën edhe Guvernatorja Kay Reynolds, Presidenti i DMACC Robert Denson, Nënkryterja e MCC Lana Stoll, Sara Olmstead dhe Petrit Selimi nga MCC në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...