Bajqinovci zbulon konkurset skandaloze nga ministria e administratës publike dhe KEK-u - Bota Sot
Bajqinovci zbulon konkurset skandaloze nga ministria e administratës publike dhe KEK-u

Aktuale

Bajqinovci zbulon konkurset skandaloze nga ministria e administratës publike dhe KEK-u

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 12:41
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm gjatë muajit shtator, janë miratuar mbi 513 konkurse të paligjshme nga MAP.

Ai tutje ka shkruar se këtu nuk bëjnë pjesë ndërmarrjet publike si rasti i KEK, ku ky i fundit ka hapur konkurs për 130 vende pune për militantët partiak.

Postimi i Mefail Bajqinovcit:

Mbi 513 konkurse të paligjshme janē miratuar nga ministria e administratës publike vetëm gjatë muajit shtator.
Këtu nuk bëjnē pjesë ndërrmarjet publike si KEK-u i cili ka hapur konkurs për 135 vende të reja pune për militantët partiak.
Tendenca e rexhimit për të blerë paqen sociale me konkurse për militant ka përfunduar.
Me datën 6 tetor nuk do të ketë vjedhje si dhe shtesa (bonuse) deri në 7 mijë euro për drejtor të kompanive publike dhe anëtarë të bordeve.
Nuk do të ketë punëtorë sikurse pastruesit që punojnë pa kontratë pune nëpër spitale, qeveri, agjencia ekzekutive me pagë 250 euro.
#qeveriaKurtipovjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...