Lëvizja Vetëvendosje solidarizohet me të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje solidarizohet me të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:28
Foto

Lëvizja Vetëvendosje është solidarizuar më të lënduarit nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi në Shqipëri.

Përmes një deklarate, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh solidaritetin e saj me Shqipërinë, veçanërisht me njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Deklarat e plotë:

Solidaritet me të lënduarit nga tërmeti në Durrës e Tiranë

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe Tiranën ka lënduar dhjetëra njerëz e ka dëmtuar rëndë disa objekte banesore. Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh solidaritetin e saj me Shqipërinë, veçanërisht me njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt, e sigurisht që edhe mbështetësit tanë do të bashkohen në mbështetje e ndihmë për bashkëkombasit tanë, sapo të merren vesh se cilat janë përmasat e dëmeve ekonomike e pronësore, dhe nevojat urgjente.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat