Kosova rrezikon anëtarësimin në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet - Bota Sot
Kosova rrezikon anëtarësimin në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet

Aktuale

Kosova rrezikon anëtarësimin në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:20

Kosova është në prag të një dështimi tjetër për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore Interpol.

Më pak se një muaj nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, Ministria e Jashtme thotë se anëtarësimin në këtë organizatë nuk e ka pasur prioritet.

Kjo, sipas zëvendësministrit të Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, ka ndikuar edhe procesi zgjedhor në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian.

Berisha nuk ka saktësuar nëse Kosova do të tërhiqet nga procesi, por që ka lënë të kuptohet se kjo edhe mund të ndodhë.

Përfaqësues të shoqërisë civile kritikojnë Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për anëtarësim në Interpol, duke e konsideruar dështim të diplomacisë kosovare.

Donika Emini nga CiviKos, thotë se nuk qëndron arsyetimi i Ministrisë së Jashtme, ngase kanë pasur një vit kohë për lobuar.

Më 2017, Kosova e kishte tërhequr aplikimin për anëtarësim në Interpol në takimin e Asamblesë së kësaj organizate që ishte mbajtur në Kinë.

Ndërsa, një vit më vonë, në takimin e Dubait, Kosova dështoi sërish, kësaj radhe që të marrë votat e mjaftueshme të shteteve anëtare të Interpolit.

Këtë vit, Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate do të mbahet më 15 dhe 18 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...