“Mos e nënshkruani peticionin kundër korrupsionit - është mashtrim i PDK-së” - Bota Sot
“Mos e nënshkruani peticionin kundër korrupsionit - është mashtrim i PDK-së”

Aktuale

“Mos e nënshkruani peticionin kundër korrupsionit - është mashtrim i PDK-së”

Nga: A.Zh Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:16
Kadri Veseli

Opinionisti dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të mos e nënshkruajnë peticionin e Partisë Demokratike të Kosovës, kundër korrupsionit.

Ai këtë peticion të Kadri Veselit, e ka quajtur mashtrim të PDK-së, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka theksuar se PDk-ja mund të shfrytëzojë këtë peticion për “qëllime të errëta”.

Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Mos e nënshkruani peticionin kundër korrupsionit - është mashtrim i PDK-së

Është ironike që të kërkohet luftimi i korrupsionit bash nga Kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kadri Veseli lideri i PDK ne vend qe te zgjedhë në fushatë tema tjera më xigluese që kanë të bajnë më përmirësimin e jetës së qytetarëve, ai ia nisi mbrapsht, po e vazhdon mbrapsht dhe do te përfundoi mbrapshtë.

Ia nise kinse me luftu korrupsionin,por ka harru se korrupsioni nuk luftohet me fjalë, se korrupsioni nuk luftohet nga Partia më korruptive në Kosovë, nga kupolla e krimit te organizuar, nga partia në te cilën i madh e i vogël janë të korruptuar.

Një herë Kadri Veseli kërkoj qe partitë të lidhin"besa-besën",ose me ndonjë pakt midis partive. Por doli shumë qesharak, nisën te gjitha partitë te tallën me të, kur dihet se korrupsioni nuk luftohet me pakte dhe duke ia dhanë besën njeri tjetrit se do ta luftojnë jo për tokë po për hava.

Se sa është i dijshëm Kadri Veseli tregon fakti se kah do qe shkon në fushatë e ka gojën plotë korrupsion pa kurrfarë mbulese, por ka harruar se korrupsioni luftohet jo me pakte dhe dekrete por me një prokurori dhe gjyqësi të çkapur nga vetë Kadri Veseli.

Por Kadri Veseli nuk merr vesh po e vazhdon lojën e tij të kolovajzes rreth korrupsionit të cilit askush nuk i beson. Ai sot doli edhe më një sihariq për luftimin e korrupsionit duke kërkuar nga qytetarët që të nënshkruajnë Peticionin kundër korrupsionit. Ky është non sensi më i madh që mund te bëjë një njeri i cili siç po duket nuk e ka veten nen kontroll. Por partitë tjera ia refuzuan edhe këtë ofertë të Kadri Veselit.

Por ai nuk merr vesh dhe sot ka dal në rrugë me një tavolinë duke i thirrë qytetarët qe ta nënshkruaj Peticionin kundër korrupsionit. Pa a është ai i vetëdijshëm, apo është krejt i rrokatur se korrupsioni nuk është punë e qytetarëve. Shumë qytatar po tallën me këtë iniciativë të Kadri Veselit, e refuzojnë fuqishëm dhe nuk donë ta nënshkruajnë.

Prandaj, qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet ta nëshkruajnë këtë Peticion fals, duhet të qëndrojnë larg nga nënshkrimi, sepse ky peticion mund të shfrytëzohet dhe te keqpërdorin për nevoja tjera te errëta te kësaj Partie (PDK)se cilës qytetaret nuk ia panë hajrin qe 20 vjet veç sherr patën prej saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...