Agim Bahtiri: Albin Kurtin e ka quar Zoti në mesin tonë

Aktuale

Agim Bahtiri: Albin Kurtin e ka quar Zoti në mesin tonë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:26
Agim Bahtiri me Albin Kurtin

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Mitrovicë, ka thënë se Albin Kurtin e ka dërguar Zoti në mesin tonë.

Ai ka shtuar se tani ka ardhur koha që të shndritë një yll i ri për vendin the tërë rajonin dhe ai është Albin Kurti.

“Mitrovica në vitin 2013 iu tregoj atyre që e poshtëruan këtë vend – stop; sepse ka burra që i dalin zot këtij vendit. Pikërisht nga Mitrovica do të niset një referendum popullor për të bërë ndryshime, për të bërë atë që doni ju dhe bashkësia ndërkombëtare – zhdukjen e kriminelëve”.

“Mjaft më na terrorizuan dhe na plaçkitën. Ka ardhur dita që të lindë një yll i ri që do të shndritë në tërë rajonin. E ka quar Zoti në mesin tonë, deshi apo nuk deshi [Kurti], ne do ta bëjmë kryeministër atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat