Vetëvendosje refuzon debatin me PSD-në, Frashër Krasniqi zbulon arsyen

Aktuale

Vetëvendosje refuzon debatin me PSD-në, Frashër Krasniqi zbulon arsyen

Nga: A.ZH Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:38
Frashër Krasniqi

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për deputet të Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv.

Ai ka thënë se Vetëvendosje refuzoi debatin, me të dëgjuar se ai do ta përfaqësonte koalicionin AAK/PSD, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka theksuar se VV-ja është në pozitë të vështirë, pasi sipas tij, nuk kanë argumente, program dhe kauzë, ndërsa shumica prej anëtarëve të saj, siç ka thënë ai, janë “keqpërdorues dhe të papërgatitur”.

Postimi i Krasniqit:

"Nga debatet ikin vetëm ata që kanë çka fshehin. Vetëm ata që s'kanë argumente. Vetëm ata që frikësohen nga argumentet e të tjerëve" - Këtë mund ta keni dëgjuar shumë shpesh nga VV-ja. Edhe në kohën kur ne kemi qenë aty. Sepse atëbotë VV kishte argumente dhe guxim për përballje.

Sot VV ka refuzuar të marrë pjesë në debatin e radhës në RTK me të dëgjuar që unë do ta përfaqësoj AAK/PSD-në. Nuk kanë faj :(. Janë në pozicion të vështirë:

- Nuk kanë argumente, program e kauzë,

- Njerëzit që i kanë mbetur shumica janë keqpërdorues dhe të papërgatitur.

Ne i njohim mirë :). Prandaj s'duan përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat