Ambasadori Heldt kryediplomatit gjerman: Eja në Prishtinë, e bëjnë kafen më të mirë në Europë

Aktuale

Ambasadori Heldt kryediplomatit gjerman: Eja në Prishtinë, e bëjnë kafen më të mirë në Europë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 14:02
Christian Heldt

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë një postim të veçantë në ditën botërore të kafes, ai ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën sepse këtu bëhet kafja më të mirë në Europë

Sot është dita botërore e kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme që na shoqëron prej 11 shekujsh, sot festohet në mbarë botën.

E kur bëhet fjalë për kafe, Kosova shquhet për këtë, si ndër vendet me makiaton më të mirë në Europë, e sa i përket kësaj nuk ka munguar as postimi nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën për kafen më të mirë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat