Haradinaj: Zgjedhjet, proces i rëndësishëm për vendin

Aktuale

Haradinaj: Zgjedhjet, proces i rëndësishëm për vendin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:02
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës sot e kanë mundësinë të vendosin për fatin e vendit me votën e tyre.

Pasi kreu obligimin e tij si qytetar, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e kësaj dite qe sipas tij ata që nuk votojnë sot, për ta vendosin të tjerët.

Haradinaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që sot të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Haradinaj: Pavarësisht bindjeve, qytetarët të dalin dhe të votojnë

“I lus krejt qytetarët e vendit, të gjithë, pa marrë parasysh bindjet politike ose cilësdo përkatësi të votojnë, vetëm me votë vendosim vetë, pra ata qe nuk votojnë të tjerët vendosin për ta pra i ftoj të gjithë të votojnë, është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë pra çdo gjë ka shkuar si duhet deri tash, edhe sot procesi i votimit po shkon me rregull në te gjithë vendin pra në të gjitha pjesët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj tha se zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm për vendin.

Image

Haradinaj: Jemi në proces të rëndësishëm për vendin

“Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. Besoj vetëdija jonë sot do të vjen në shprehje. Të gjithë do të vendosim ashtu siç është e drejta e vendit tonë”, shtoi ai.

Haradinaj voton së bashku me bashkëshorten

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka votuar në Shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai u ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë pa marrë parasysh bindjet politike.

“I lus të gjithë qytetarët e vendit pa marrë parasysh bindjet politike që të dalin në zgjedhje, vetëm me votë vendosim vetë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është duke u zhvilluar një proces i rregullt i votimeve.

“Është sukeses për Kosovën një demokraci e mirë, procesi është duke shkuar me rregull,urime për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat