I Am I: BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj

Aktuale

I Am I: BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:11
Artisti “I Am I”

Artisti me nofkën “I Am I” ka realizuar sot performancën me titull “BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj”, që si qëllim kishte paraqitjen e premtimeve për liberalizim të vizave nga liderët politik.

Artisti “I Am I” ka treguar qëllimin se pse e ka realizuar këtë performancë sot kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

I Am I: BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj

“‘BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj, si pjesë avokuese duke pasur parasysh që për dallim nga këto zgjedhje, zgjedhjeve të kaluara politikanët tanë e kanë pasur gojën plot premtim për liberalizim të vizave. Në fakt e kanë përdorur si kartë për të kapur më shumë vota, kësaj here pjesa e liberalizimit të vizave ka rë nën hije, duke pasur parasysh që politikanët tanë janë mirë me pjesën më popullsitë siç është taksa, territori dhe kam dashur të avokojë në këtë pjesën për të drejtën e cdo qytetari drejtën e liberalizimit të vizave”, tha ai.

Ai ka treguar se cili është kuptimi i 26 shisheve të shampanjës, në të cilat është vendosur teksti i secilit politikan që ka premtuar liberalizimin e vizave.

I Am I: Këto 26 premtime që janë bërë që nga viti 2010

“Duke ironizuar me pjesën e shampanjës si fakt që kur kthehemi në retrospektivë nëse e freskojmë memorien i bie që është shumë black komedi, përveç që është fyerje për qytetarët tanë këto 26 premtime që janë bërë që nga viti 2010, duke filluar që nga premtimi i parë kur ka qenë që liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 15 muajve. E kemi rastin e fundit që na është thënë nga kryeministri në largim se liberalizimi ka ndodhur. Përveç që është goxha qesharake është edhe fyerje për qytetarët”, u shpreh ai.

Performanca e artistit I Am I është realizuar në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë përballë zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat