Frashër Krasniqi i reagon Zybës: PDK 2.0 nisi me hakmarrje për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil - Bota Sot
Frashër Krasniqi i reagon Zybës: PDK 2.0 nisi me hakmarrje për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil

Aktuale

Frashër Krasniqi i reagon Zybës: PDK 2.0 nisi me hakmarrje për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:06
Frashër Krasniqi

Kandidati për deputet, Frashër Krasniqi, i ka reaguar Sali Zybës së Vetëvendosjes, i cili përmes një statusi e paralajmëroi Shpend Ahmetin se s’do të jetë më kryetar e i duhet të ikë jashtë vendit si ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Krasniqi thotë se Sali Zyba i VV’së ka kërkuar nga komuna e Prishtinës t’i punësohet motra, e tash sipas anëtarit të PSD’së, ai po e luan rolin e gjykatësit suprem.

“Kjo është PDK 2.0 që po e nxjerrë kokën 2 ditë pas fitores. Salih Zyba që tu kajtë vike në zyrat e komunës për me ia punësu motrën, sot e paska marrë rolin e gjykatësit suprem – e na e njohim qe ai as një status nuk e shkruan pa udhëzimin e liderit suprem”, ka shkruar në Krasniqi në Facebook.

Tutje ai shton se Vetëvendosje ka nisur hakmarrjen, por ajo do të gjejë rezitencë.

“Derisa ju PDK 2.0 po e nisni hakmarrjen (me deklarata për “varje në shesh” e kërcënime për ekzil), edhe ne jemi gati për rezistencën”, ka shkruar Krasniqi.

E krejt në fund ish-deputeti i Vetëvendosjes, më pas i PSD’së ka shkruar “Jam rritë tu i rezistu PDK-së së parë. Kemi me i rezistu edhe të dytës”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...