Ismet Osmani i njohur si Curri është liruar sot nga paraburgimi.
Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar se i njëjti është liruar me kaucion.
“Ju është ndërruar prej paraburgimit në masë me kaucion”, kanë thënë nga prokuroria.
Rastin e ka konfirmuar edhe avokati i tij Alban Arifi.
“U liru para burgimi kanë pushu shkaqet e arrestimit është liruar me kaucion”, ka thënë i njejti.
Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.
Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës.