Interpol sot vendos nëse do shqyrtohet kërkesa e Kosovës?

Aktuale

Interpol sot vendos nëse do shqyrtohet kërkesa e Kosovës?

Nga: Fatmir Beka Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:54
Ilustrim

Për pranim të anëtarëve të rinj, sipas të cilave vendet që kërkojnë pranim duhet të përmbushin të gjitha “kushtet e shtetësisë” shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Organizata policore botërore  është duke mbajtur Asamblenë e Përgjithshme të 88-të në Santiago në Kil dhe do jetë në provim – nëse respekton normat ndërkombëtare dhe rezolutat e veta, shkruan gazeta.

Nëse sot me 14 tetor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit i jepet dritë e gjelbër kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në organizatë të futet në rend dite, do të jetë shkelje e të drejtës së brendshme, sipas të cilës vendet që kërkojnë pranim janë të obliguara të përmbushin “të gjithë kushtet e shtetësisë”. Këtë nuk e përmbush Kosova sepse është territor nën administrimin e OKB-së, shkruan “Novosti”.

Raportuesi i Komitetit Ekzekutiv që duhet të paraqes dhe arsyetoj kërkesën është nga Angola që nuk e ka njohur Kosovën, ndërsa aty prezantohen 13 vende. Përveç Angolës në komitet përfaqësohen edhe Algjeria, Rusia, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Brazili, Moldavia, Nigeria, Holanda dhe kryesuesja Korea, ndërsa vendet e Amerikës dhe Azisë janë të zbrazëta, nga të gjitha këto vende 7 e kanë pranuar Kosovën.

Nëse aplikacioni i Kosovës kalon shkallën e parë, nesër me 15 tetor do të gjendet para delegatëve të Asamblesë së përgjithshme që duhet të votojnë rendin e ditës, nëse kalon edhe këtu, atëherë votimi mund të jetë të enjten, kur Serbia do paraqes argumentet e saj kundër

Nga nëntori 2018, kur në Asamblenë e përgjithshme të Interpolit në Dubaj , Prishtina pësoi humbje në votim, asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën, në anën tjetër janë 5 vende që kanë suspenduar njohjen - Palau, Togo, Madagaskar, Ujdhesa Solomon dhe Republika e Afrikës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat