Votim i zbehur nga Kazakistani për Pacollin: Kaq vota ka marrë ai

Aktuale

Votim i zbehur nga Kazakistani për Pacollin: Kaq vota ka marrë ai

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:31
Behgjet Pacolli

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 491 votave që kanë ardhur me postë nga diaspora, ku prinë Gjermania por ka vota edhe nga Kazakistani.

Nga Kazakistani kanë votuar 224, që llogaritet të jenë vota për Behgjet Pacollin duke qenë se ai operon me firmat e tij, atje, dhe për dallim nga herat tjera në zgjedhjet e 6 tetorit, nga Kazakistani kanë votuar 224 persona.

Ndersa, 90% te votave nga Kazakistani kanë arritur me kohë në KQZ dhe janë pranuar si te vlefshme.

Votat për të cilat ka shpresuar koalicioni Nisma-AKR që të kalojë pragun, ato nga Kazakistani ku një numër i madh i kosovarëve punojnë në kompanitë e Behgjet Pacollit, janë shumë pak. Votues të regjistruar ishin 249, kurse vota të vlefshme 224.

Nga 35 mijë votues të regjistruar nga diaspora për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, në fund, numri total i votave të vlefshme është mbi 13 mijë (pa llogaritur votat nga Serbia).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat