Latifi: Duhen edhe 20 vite tjera për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive

Aktuale

Latifi: Duhen edhe 20 vite tjera për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:24
Blerim Latifi

Për vjedhjen e votave brenda partive ka reaguar përsëri kandidati për deputet i PDK-së,  Blerim Latifi.

Duke cituar një deklaratë të kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka e cila tha se lufta brenda llojit e kandidatëve për deputetë është e pistë, Latifi shtroi pyetjen se a i duhen Kosovës edhe 20 vite tjera për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive.

Postimi i plotë:

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së: “Lufta brenda llojit e kandidatëve të partive është e pistë. Komisionerët e prishën procesin”.

Gati 20 vjet u deshtën për ta tejkaluar vjedhjen e votave midis partive! A thua do të duhen po kaq vite për ta tejkaluar vjedhjen e votave brenda partive?
Të tillë jemi ne: përmirësohemi të fundit në kontinent!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat