Mustafa: Nisma le të vijë në koalicion, por varet a e pranon Vetëvendosje

Aktuale

Mustafa: Nisma le të vijë në koalicion, por varet a e pranon Vetëvendosje

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:41
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se a do ta donte që Nisma e Fatmir Limajt – nëse e kalon pragun zgjedhor – të ishte  pjesë e koalicionit të mundshëm të partisë që ai drejton dhe Vetëvendosjes.

“Gjithmonë e kam konsideruar Fatmir Limajn mjaft parimor dhe mjaft të dijshëm në të bërit politikë. Ne në vitin 2014 e kemi pasë një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen ku jemi munduar ta çojmë në opozitë PDK-në, por Gjykata Kushtetutese na e prishi procesin dhe punën dhe nuk arritëm ta përfundojmë”.

“Nëse Nisma i merr votat e veta dhe e merr besimin qytetar, që do ta uroja që ta marrë sepse ato janë mandatet dhe votat e tyre, na sjellë në një situatë tjetër”.

“Nuk e rrezikon në asnjë rast koalicionin e LDK-së me Vetëvendosjen ose të Vetevëndosjes me LDK-në sepse ne prapë arrijmë që të jemi afër 60-shit, sepse janë edhe minoritetet joserbe që e kapërcejnë 60-shin në një koalicion të tillë”.

“Mbetet çështje e hapur e marrëveshjes tonë me Vetëvendosjen se a do të kemi pjesë të koalicionit edhe Nismën. Për mua, nuk do të ishte asnjë problem që edhe të bëhet sepse vetëm sa e pasuron një mozaik politik, por varet nga ai që del i pari se çka preferon dhe çka jo”.

Mustafa: Nuk bëra koalicion individual me PDK-në – votoi Këshilli, 4 ishin kundër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur rreth koalicionit me Vetëvendosjen duke thënë se kjo parti merr vendime të përbashkëta dhe jo individuale për këso vendime të mëdha.

Ai ka përmendur edhe koalicionin e mëparshëm me PDK-në duke thënë se nuk ishte vetëm vendim i tij, por i Këshillit.

“Zgjidhjen për koalicionin me Vetëvendosjen do ta gjejmë në organet e LDK-së sepse ato vendosin për marrëveshje të tilla në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm dhe mos të vjen nesër që kryetari i LDK-së e bëri një koalicion për të cilin ne kemi qenë pro ose jo sikurse kemi vepruar atëherë për koalicionin me PDK-në”.

“As me PDK-në s’kam bërë koalicion individual por kemi dalë në Këshill të Përgjithshëm dhe prej 101 vetëve vetëm katër vetë kanë qenë kundër koalicionit, të tjerët të gjithë kanë qenë që ta nxjerrim vendin prej krizës ku kemi qenë”.

Mustafa në Zona e Debatit tha se në këtë mënyrë do ta lidhin edhe koalicionin me Vetëvendosjen, por për këtë kusht është gjuha e përbashkët.

“Për të qeverisur duhet të kemi korrektësi mes vete dhe propocionalitet të plotë në peshën e qeverisjes sepse dallimi mes nesh në vota është i vogël dhe nuk mund të rritet me votat e diasporës, me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçantë”.

“Nëse ne gjejmë gjuhë të përbashkët dhe këtu nuk kam parë të kundërtën me Albin Kurtin kur kemi diskutuar në tavolinë”.

“Po ashtu shoh se ka klimë për të bërë këtë koalicion te përkrahësi dhe kjo mund të shihet edhe në media dhe debatet të ndryshme politike. Por LDK nuk varet nga ajo”.

***

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se s’do ta kishte problem nëse edhe Nisma bëhet pjesë e koalicionit me VV’në.

Megjithatë, Mustafa thotë se kjo varet prej Vetëvendosjes.

‘’S do ta kishimm problem nëse do të bëhej pjesë e koalicionit Nisma, sepse do ta kishim një mozaik politik. Por kjo varet nga VV nëse duan të bëhet, apo jo’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat