Haradinaj për Ditën Nacionale të Austrisë: Historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës

Aktuale

Haradinaj për Ditën Nacionale të Austrisë: Historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:22
Ramush Haradinaj dhe Christoph Weidinger

Me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar për të arriturat e shtetit austriak ambasadorin në Kosovë, Christoph Weidinger.

Statusi në Facebook:

Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale. Sonte, në shënimin e Ditës Nacionale të Austrisë, urova ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat