Zëdhënësja e PSD-së: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin

Aktuale

Zëdhënësja e PSD-së: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin

Nga: A.ZH Më: 24 tetor 2019 Në ora: 17:24
Natyra Kuçi

Edhe zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi, ka folur pas publikimit të raportit të ekspertizës së Institutit zviceran për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Kuçi në një postim në Facebook, ka thënë se raporti zviceran konfirmoi kërkesën për hetime deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Ajo ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari llogari dhe drejtësi për Deharin, përcjell Bota sot.

Postimi i Kuçit:

Raporti zviceran konfirmoi kërkesën për hetime deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe të mos ndalemi në asnjë çast së kërkuari drejtësi për Astritin!

#drejtësipërAstritin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat