Artan Muhaxhiri: Kultura politike e qytetarëve shumë më e avancuar sesa e partive

Aktuale

Artan Muhaxhiri: Kultura politike e qytetarëve shumë më e avancuar sesa e partive

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 22:24
Artan Muhaxhiri

Analisti Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se është me rëndësi të madhe për një subjekt politik kalimi apo jo i pragut zgjedhor.

Muhaxhiri tha që kjo është një sfidë pasi jo të gjitha partitë që mbesin jashtë Kuvendit mbijetojnë dhe arrijnë të rikthehen si subjekt parlamentar.

”Është një sfidë e madhe sepse është një realitet tjetër nëse je në Kuvend dhe nëse s’je.  Nëse je parti parlamentare apo je joparlamentare. Nëse në kalkulimet për pushtet dhe nëse s’je”.

”Ne kemi pasur raste që partitë të cilat kur kanë mbetur jashtë Kuvendit dhe janë shuar përveç AKR-së që ka arrit me u rikthy, nuk ka ndonjë parti tjetër nga LDD, ORA apo FER që është rikthyer”.

”Është një realitet tjetër sepse është një vrazhdësi e madhe e spektrit politik. Janë në pyetje edhe interesat financiare, janë në pyetje mbajtja e strukturave. Është një çështje jashtëzakonisht jetike vitale për një parti kalimi apo jo i pragut zgjedhor”.

Muhaxhiri në Analizën Zgjedhori foli edhe për çështjen e votave nga diaspora, ku tha se KQZ është fajtore për shkak se nuk organizoi fushatë mediale për të qartësuar në detaje procesin e votimit.

”Këtu një pjesë e konsiderueshme e fajit është tek KQZ-ja sepse nuk ka pasur një transparencë”.

”Fushata publike ka qenë e mangët. Duhet të bëhet fushatë mediale edhe në vendet ku llogaritet se ka më shumë diasporë posaçërisht sa i përket kësaj date sepse ka pasur një konfuzion nëse është data ku dërgohet dhe data e arritjes. Këto gjëra do duhej të qartësoheshin në mënyrë absolute. Duhet të ketë fushata vetëdijësuese nëpër media që të qartësohen deri në detaje që të mos ketë mundësi të ambiguitete dhe mundësi të interpretimeve”.

Lidhur me votat serbe, analisti Artan Muhaxhiri tha se çdo herë janë problematike dhe për këtë duhet të ketë një harmonizim paraprak nga KQZ me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare,

”Sa i përket çështjes së votave nga Serbia, gjithnjë janë problem. Valdete Daka dhe KQZ ka edhe të drejtë por e ka edhe obligim që të kërkojë edhe ndihmën e institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare  që të minimizohen problemet potenciale me votuesit serbë”.

”Sepse është e pritshme që të ndodhë ndaj duhet të ketë një mobilizim maksimal sepse në këtë rast e kemi çështjen e Nismës por cka nëse fituesi i zgjedhjeve do duhej të varej nga këto vota?”.

”Duhet të ketë mobilizim të jashtëzakonshëm edhe nga KQZ edhe nga institucionet edhe nga Gjykatat e Kosovës që të ketë një harmonizim paraprak, në mënyrë që të emancipohen të gjitha problemet e mundshme në mënyrë që tani të mos kemi dilemat që po hasen tash”.

”Duhet të ketë një qartësim. Problemi ka qenë tek fushata mediale. Është fer dhe është e drejtë të llogaritet dita e zgjedhjeve në Kosovë. Ato vota që arrijnë nga diaspora, deri në ditën e zgjedhjeve, jo ato në të cilën ditë janë nisur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat