Kjo është poezia e Avniut për dy djemtë e tij tashmë të ndjerë

Aktuale

Kjo është poezia e Avniut për dy djemtë e tij tashmë të ndjerë

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2019 Në ora: 14:35
Avni Dehari

Avni Dehari, babai i Arbnorit dhe Astritit, pas dhembjeve të më dha për humbjen e dy djemve të tij, ka shkruar edhe poezi për ta.

Brenda dy viteve, familjes Dehari i nodhen dy fatkeqësi të mëdha.

Së pari i vdiq Arbnori në vitit 2014, kur thuhet se ra nga kati i gjashtë i një ndërtese, ndërsa me 216 tragjikisht i vdiq edhe djali tjetër Astriti, në burgun e Prizrenit.

Fatkeqësia për këtë familje sa vjen e shtohet, pasi për asnjërin djalë nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi dhe si vdiqën.

Sidomos rasti i Astritit është më fatkeq pasi ai dha shpirt në duart e shtetit, kurse autorët akoma janë të lirë.

PESHA E DHEMBJES

(Bijve të mi, që humbën jetën në rrethana të errëta:

Arbënori më 2014 dhe Astritit më 2016)

Atdheu dhe alfabeti

Kurorë nderi vunë shkronjën A.

Për hapat drejt agimeve të purpurta,

A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!

E rëndë dhembja,

Sa pesha e Alpeve Shqiptare!

Sa dheu i gjakut tonë!

E thellë dhembja,

Sa thellësia e Adriatikut,

e Jonit valëshumë,

E oqeanit të pafund!

E lartë Krenaria

Sa kreshtat e Sharrit,

Sa kupa e qiellit mbi Atdheun tonë!

Krahëhapur krenaria,

Si fushat e gjera,

Si rrafshnaltat e bjeshkëve,

Si shqiponja jonë e shenjtë

Në qiellin e paanë!

Hijerëndë krenaria,

Si pyjet e dendura!

Si Moti i Madh

Në oqeanin e kujtesës sonë!

Det i trazuar pikëllimi

Plot valë ngushëllimi, freskie e krenarie

Cep më cep zemërdhembshurës sonë,

Për Ju,

Që hodhët hapin me shkronjën e parë të ATDHEUT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat