Lajme të mira për Bujanocin, Kurti takon Kamberin

Aktuale

Lajme të mira për Bujanocin, Kurti takon Kamberin

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe me Shefin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë,  Agron Islami.

Gjatë takimit, Kamberi e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe ka shprehur dëshirën që institucionet shtetërore të formohen sa më parë, në mënyrë që qeveria e re t’ia filloj punës për ndryshimet që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar.

Në anën tjetër, Kurti e ka falënderuar për urimin dhe vizitën. Ai e ka njoftuar Kamberin se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik që siguron progres socio-ekonomik për gjithë qytetarët e Republikës, pa dallim.

Duke diskutuar për zhvillimet në Luginë e Bujanoc, në këtë takim u theksua nevoja e angazhimit më të madh të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për shqiptarët atje.

Gjithashtu,  u fol për nevojën për universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc, për fondin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Luginën e Preshevës të miratuar para gati 6 vjetësh, gratë shqiptare që për të lindur shkojnë nga Bujanoci në Vranjë meqenëse materniteti i famshëm në Preshevë është jashtëspitalor etj, shkruan "Bota sot".

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat