Mediat serbe “mundohen të kapen për fije kashte” gjejnë në një fjali të Palmerit modelin e “dy gjermanive “ si zgjidhje për Kosovën

Aktuale

Mediat serbe “mundohen të kapen për fije kashte” gjejnë në një fjali të Palmerit modelin e “dy gjermanive “ si zgjidhje për Kosovën

Nga: Fatmir Beka Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Në mungesë të çfarëdo shenjave se në cilin drejtim mund të shkojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, kur të vazhdoj, në një gjysmë fjali të Palmerit mediat serbe gjetëm shenja, që rikthen në lojë modelin “dy gjermanive” si zgjidhje potenciale për Kosovën, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në të vërtetë, Palmer  ka shpërndarë deri në fund “mjegullën rreth qëndrimit të ShBA-ve ku precizoi se “Për ata Kosova e pavarur nuk vihet në pyetje dhe nuk është temë dialogu”.

"Sa i përket ShBA-ve, qëndrimi  është se njohja e përbashkët është zgjidhje ideale. Mirëpo, ndoshta ka disa gjëra të caktuara që duhen lënë palëve të pajtohen dhe arrijnë marrëveshje dhe kjo do përmirësoj situatën, por nuk është imja të vendos, ata duhet vetë të vendosin dhe arrijnë marrëveshje” ka thënë Palmer.

Pastaj ai ka shtuar se “ Të përsëris, qëndrimi ynë si ShBA është të shohim pranim të dyanshëm si bazë ideale për normalizim. Kjo nuk do të thotë se është zgjidhja e vetme, është shumë e mundshme që palët të ulen edhe të bisedojnë për sfidat sikurse edhe të punojnë për zgjidhje të pranueshme nga te dy palët, që kanë të bëjnë me Beogradin dhe Kosovën që mund të mos jetë pranim i ndërsjellë deri në fund, që nuk është ideale por më mirës se që kemi tani ".

E vetmja "jo deri në fund njohje e ndërsjellë” që nënkupton shtetësi të dy palëve sipas modeli gjermanive sipas analistëve është dëshira e perëndimit.

Ky model përkujton marrëveshje politike mes Gjermanisë Lindore dhe asaj perëndimore pas Luftës së dytë Botërore, në kohën e ndarjes në blloqe, që nuk janë njohur ndërmjet veti por ishin pjesë të OKB-së dhe nuk kanë penguar njëra-tjetrën.

Këtë model e pat përmendur në vitin 2007 Volfgang Ishinger, ndërsa tash edhe nga ekspertë dhe politikanë perëndimor.

Ka model asnjëherë nuk ka hasur në mahnitje të tepruar nga Beogradi.

Vuçiq në intervistë për RTS, ka thënë se modeli i gjermanive ndonëse pranohet nga shumë “ekspertë”, nuk besoj se është zgjidhja më e mirë, pasi dikush duhet të merret me ardhmërinë në mënyrë të përgjegjshme.

Profesori i Fakultetit Juridik në Beograd Bojan Milisavljeviç e konsideron rë pa realizueshëm në rastin e Kosovës, pasi ai ishte rast “sui generis” (i veçantë) në kohën  e luftës së ftohtë.

"Ai model ishte në rastin ku dy krijesa donin një shtet, që në rastin tonë e do vetëm Serbia, përveç kësaj ato kanë njohur njëra-tjetrën, e Serbia kurrë nuk do pranojë Kosovën ", ka thënë ai duke shtuar se situata po ndryshon në dobi tonë pasi shumë vend epo tërheqin njohjet.

Pikërisht për këtë është kyçur Amerika, që kërkon përshpejtim të njohjes së pavarësisë. "Derisa Kosova është jashtë OKB-së nuk ka përmbyllje të shtetësisë, në rasti gjerman ato ishin pranuar së bashku, prandaj është e pa aplikueshme këtu ", tha Milisavljeviç.

Gjermania Perëndimore asnjëherë nuk e ka njohur Gjermaninë Lindore, por janë pajtuar  në vitin 1972 mbi dy dekada pas luftës, që si vende të pavarura të bëhen pjesë e OKB-së.

Por pastaj Gjermania Perëndimore ka qenë e pakënaqur pasi shumë vende nisën të njohin Gjermaninë Lindore.

Marrëveshja mes dy gjermanive ishte e përkohshme derisa u bashkuan me 3 tetor 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat