Zgjedhjet 2019: Nga lotët e Baton Haxhiut te parashikimi i Molliqajt

Aktuale

Zgjedhjet 2019: Nga lotët e Baton Haxhiut te parashikimi i Molliqajt

Nga: D.RR Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:59
Baton Haxhiu

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë prodhuar momente pikante, sidomos përsa u përket parashikimeve. Pavarësisht se dihej trendi ku mund të shkonin votat, dy personazhe mund të kenë dalë të zhgënjyer nga kjo ditë votimesh, shkruan "Bota sot".

Përpara zgjedhjeve të 6 tetorit, gazetari Baton Haxhiu vuri një bast: nëse PDK nuk do të fitonte, ai tha se do të mbyllte televizionin e tij.

“Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu do të shprehej disa javë para zgjedhjeve gazetari Baton Haxhiu, që mesa duket e ka humbur bastin.

Ndërsa mbrëmjen e 6 tetorit, kur Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Por edhe një tjetër personazh i njohur për shqiptarët, ish deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka bërë një parashikim jashtë realitetit.

Pas shkëputjes nga Vetëvendosje, Molliqaj deklaroi se Vetëvendosje do të shënojë një rënie të fortë në zgjedhje.

Në dhjetor të vitit të shkuar, ai tha se partia e Albin Kurtit nuk do të fitojë as 32 deputetët dhe as Prishtinën. Sipas tij, nëse Vetëvendosje do ishte mirë në sondazhe, do publikonte rezultatin e tyre.

“Jam i mirë në këto parashikime”, kishte thënë ndër tjera Molliqaj.

Ndërsa sot KQZ certifikoi zgjedhjet e 6 tetorit, ku fituese ishte Vetëvendosja me 32 deputetë, ndërsa PSD-ja arriti ta fut vetëm një deputete femër, Natyra Kuçin, ndërsa Molliqaj dhe të tjerët dështuan.

Në anën tjetër, NISMA e Fatmir Limajt, i cili synonte fitoren në këto zgjedhje, nuk e kaloi as pragun zgjedhor./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat