Haradinaj: Kosova gjithmonë krah Amerikës në rreshtin e paqes

Aktuale

Haradinaj: Kosova gjithmonë krah Amerikës në rreshtin e paqes

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it, ku ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, pranimi i flamurit amerikan, i valvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është po ashtu një nder dhe privilegj.

“Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat