Haradinaj ngushëllon familjen Abazi për humbjen e djemve të tyre

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjen Abazi për humbjen e djemve të tyre

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Abazi nga Gjilani pasi që djemtë e tyre kanë ndërruar jetë pas tërmetit në Durrës.

Ai përmes një postimi në Facebook,  ka ngushëlluar edhe familjarët e personave të tjerë të cilët kanë ndërruar jëtë.

Postimi i plotë:

Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat