Elezaj thotë se Kosova u godit nga një tërmet i njëjtë 100 vjet më parë

Aktuale

Elezaj thotë se Kosova u godit nga një tërmet i njëjtë 100 vjet më parë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:00
Zenun Elezaj

Profesori Zenun Elezaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se një tërmet i ngjashëm si ky i që goditi Durrësin, kishte ndodhur në Kosovë rreth 100 vjet më parë.

“Një tërmet i ngjashëm ka ndodhur rreth 100 vjet më parë në Kosovë, përkatësisht në Gjilan”, ka thënë Elezaj.

Gjithashtu Elezaj tregoi se ky tërmet konsiderohet tërmeti më i madh në historinë e Kosovës.

“Tërmeti i tillë është regjistruar si tërmeti më i madh në Historinë e Kosovës”, shtoi Elezaj.

Një tërmet i fuqishëm prej me magnitudë 6.4, ka goditur Durrësin rreth orës 4 të mëngjesit. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe deri më tash 21 viktima kanë humbur jetën derisa qindra të tjerë janë të lënduar.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy të rinj (vëllezër) nga Gjilani i Kosovës.

Gjithashtu gjatë ditës Shqipëria është goditur përsëri nga një tjetër tërmet me magnitudë prej 4.0.

Gjatë 16 orëve të fundit, Shqipëria është goditur nga 26 tërmete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat