Varhelyi: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë dialogun me Serbinë - Bota Sot
Varhelyi: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë dialogun me Serbinë

Aktuale

Varhelyi: Qeveria e re e Kosovës të rifillojë dialogun me Serbinë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:00
Oliver Varhelyi

Komisionari i ri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, deklaroi se shpreson që Qeveria e re e Kosovës do të punojë për të rifilluar dialogun me Beogradin, përfshirë hapat siç është heqja e tatimit 100 për qind për mallrat serbe.

Ai këto komente i bëri në tryezën e rrumbullakët për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian (PE), e cila u mbajt sot në Bruksel.

Varhelyi kujtoi se kreu i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka paralajmëruar se dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, do të ishte një nga prioritetet e tij kryesore dhe shtoi se ai ofroi të gjithë ndihmën e tij, me shpresën për ta përfunduar atë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Varhelyi tha se ishte e rëndësishme që pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Kosova të bëhet me një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ka punë të rëndësishme për të bërë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat