Konjufca zbulon detaje nga bisedimet VV-LDK: Këto janë kushtet e Isa Mustafës

Aktuale

Konjufca zbulon detaje nga bisedimet VV-LDK: Këto janë kushtet e Isa Mustafës

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:26
Glauk Konjufca

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Në emisionin Pressing të T7, Konjufca u shpreh se Vetëvendosje i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së LDK-së në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës të zgjedhë e para pozitën ministrore të cilën e dëshiron.

“Isa Mustafa e kërkoi një favor; kërkoi që LDK-ja të zgjedhte e para Ministrinë. Dhe, e dini se cilën ministri e zgjodhi, Ministrinë e Punëve të Brendshme”, deklaroi Konjufca.

Ai tha se Isa Mustafa ka kushtëzuar Vetëvendosjen me pozitën e Presidentit.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing. “Isa Mustafa ka thënë se pozita e Presidentit të Kosovës duhet t’i takojë LDK-së dhe se kjo është e panegociuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat