Haxhiu: Gratë diskriminohen pikërisht nga ligji i punës - Bota Sot
Haxhiu: Gratë diskriminohen pikërisht nga ligji i punës

Aktuale

Haxhiu: Gratë diskriminohen pikërisht nga ligji i punës

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:43
Albulena Haxhiu

Gratë janë të diskriminuara nga ligji i punës dhe duhet të kenë më shumë mbështetje, por së shpejti do të jenë më të shkolluara dhe do ta sfidojnë sistemin e qeverisjes dhe vendimmarrjes në përgjegjësi.

Kështu u tha në lansimin e projektit "Akademia e Udhëheqjes - Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes" në Kosovë ", i cili po implementohet nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.

Ky projekt u tha se synon të fuqizojë gratë dhe vajzat në Kosovë për të rritur aftësitë dhe aftësitë e tyre për pjesëmarrje aktive në proceset e vendimmarrjes.

Sipas organizatorëve, kjo do të arrihet duke mbështetur gratë e reja që të përfshihen në jetën politike, duke u dhënë atyre këshilla profesionale dhe t'i ndihmojnë ata të fitojnë besim dhe të kuptojnë më mirë kulturën politike, ndërsa krijojnë strategji drejtuese personale, të cilat tejkalojnë bindjet politike dhe etninë.

Projekti ka përzgjedhur dyzet gra dhe vajza nga komunitetet shumicë dhe pakicë, kështu që vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar kryesisht zonat rurale ku potencialet për përfshirje më të mirë dhe përfaqësime janë mjaft të kufizuara.

Njomza Emini falënderoi të gjitha ata që po e përkrahin në këto nisma, e ku bën pjesë edhe KosovaPress.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se vajzat dhe gatë nuk kanë së pari mbështetje nga gjinia e tyre. Ajo tha se ka qenë deputete në tri legjislatura ku janë përballur me çështjen e grave ku nuk kanë votuar vetë gratë.

Haxhiu: Gratë duhet të kenë mbështetje së pari nga vetë gratë

“Pajtohem plotësisht me ty që vajzat dhe gratë së pari nuk kanë mbështetje nga gjinia e tyre. Unë vet kam qenë deputete në tri legjislatura dhe jam përball me gjëra që nuk i kisha mëndu kurrë...jemi përball me situata ku për çështjet e grave nuk kanë votuar vet gratë, ta zëmë një prej rasteve që po më kujtohet është ndryshimi i ligjit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë ku nuk u përkrah nga vet gratë dhe unë nuk pajtohem që vetëm gratë duhet të flasin për çështjet e grave. Unë kam takuar edhe burra shumë feminist.......sot gratë diskriminohen pikërisht nga ligji i punës por edhe në kuptimin e nenit për leoninë, jo nuk duhet ta heqim pushimin e leonisë, duhet ë jetë 12 muaj por pushimi i leonisë, duhet t’i ndahet edhe babait, pra duhet të kemi pushim të leonisë por edhe pushim prindëror“, tha ai.

Profesoresha Merita Limani tha se së shpejti gratë do ta sfidojnë sistemin vendimarrës në Kosovë.

Ajo tha se gratë duhet të gjejnë mbështetje më të mëdha nga burrat në kujdesin për fëmijët.

Limani: Do ta sfidojmë sistemin e qeverisjes dhe vendimmarrjes

“Pjesëmarrja e vajzave në edukimin e sistemit të lartë është shumë më e madhe se sa e djemve dhe kjo i bije që së shpejti ne do të kemi më shumë shkollim dhe do ta sfidojmë sistemin e qeverisjes dhe vendimmarrjes në përgjegjësi“, tha ajo.

Kurse, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke folur për gratë në këtë komunë, ka thënë se në komunën e Kamenicës, rreth 54 perqind të udhëheqësve janë gra.

Kastrati: Gratë nuk duhet hezituar që të marrin vendime

“Kur ka ndodh t’i kërkojmë grave të marrin një përgjegjësi vendimarrëse, ka pas raste kur kanë refuzu ose më shumë gratë kanë refuzu ta marrin një përgjegjësi të tillë në raport me burrat dhe kjo është një sfidë që duhet guximshëm të ballafaqohen“, tha ai.

Bleana Hoti, përfituese e këtij programi, ka thënë se gratë dhe vajzat në Kuvend e Qeveri, duhet ta ngrisin zërin më shumë.

Hoti: Ta ngrisim zërin më shumë

“Më shumë ta ngrisin zërin për fuqizimin e gruas dhe sidomos vajzave... dhe të jemi e konferencave të ndryshe sepse një mend ne mundmëni të japim kontribut më shumë se meshkujt“, tha ajo.

Kohëzgjatja e projektit është pesë muaj dhe përfshin aktivitete të ndryshme duke përfshirë dy javë Akademinë e Udhëheqjes me trajnime dhe punëtori të ndryshme në fushat e lidershipit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat