Policia duan që këtë muaj t’i marrin pagat sipas Ligjit të Pagave

Aktuale

Policia duan që këtë muaj t’i marrin pagat sipas Ligjit të Pagave

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 19:01
Policia

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të Pagave.

Në një intervistë në Info Magazine tha se Sindikata e Policisë e kundërshton shfuqizimin e Ligjit për Pagat.

“Pakënaqësia është në nivelin e lartë dhe nëse kërkesat tona mbesin ashtu siç dëshiron dikush, në nuk do të rrimë duarkryq”.

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht ?!”.

“Ne këtë muaj duam t’i marrim pagat ashtu siç është e nënshkruar”.

Tasholli nuk e anashkaloi mundësinë e futjes në greve, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat