A po i vjen radha edhe Presidentit Thaçi, flasin nga Gjykata Speciale

Aktuale

A po i vjen radha edhe Presidentit Thaçi, flasin nga Gjykata Speciale

Nga: H.O. Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:19
Ilustrim/Bota sot

Dy ditë më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai është intervistuar pas një numri të madh deputetësh, ministrash, gazetarësh e zyrtarë të tjerë.

Gazeta “Bota sot” ka pyetur Gjykatën Speciale nëse po e bëj intervistimin e zyrtarëve të lartë politikë sipas hierarkisë, duke aluduar në atë se a po i vjen radha edhe zyrtarëve të tjerë më të lartë. Mirëpo, nga Specialja thonë se ZPS-ja ka kompetenca të kërkoj paraqitjen dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe të dëshmitarëve.

“Ndër të tjera, ZPS-ja ka kompetencë të kërkojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe shqyrtojë informacione dhe prova, dhe të marrë vendime për fillimin, vazhdimin ose pushimin e procedurave penale. Kjo është ajo që po bën”, është përgjigja nga Chriss Bennet, nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, Kadri Veseli, ishte njëri prej themeluesve të UÇK-së, udhëheqësi i Shërbimit Informativ (SHIK) i shuar më 2008, tash është në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat