Murati sqaron procedurat e betimit si deputet

Aktuale

Murati sqaron procedurat e betimit si deputet

Nga: G.B Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 11:38
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati ka thënë se betimi nuk mjafton për të filluar zyrtarisht mandatin si deputet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se që legjislatura të quhet e konstituuar duhet të zgjedhet edhe kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nje sqarim procedural, per betimin

Betimi nuk mjafton per te filluar zyrtarisht mandatin si deputet. Gjykata Kushtetuese, permes Aktgjykimit ne vitin 2014, ka konstatuar se legjislatura quhet e konstituuar vetem atehere kur kryhet edhe zgjedhja e Kryetarit dhe nen-kryetareve te Kuvendit. Pra, vetem me betim, nuk ka konstituim te Kuvendit, e rrjedhimisht as marrje te mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat