Glauk Konjufca flet për herë të parë si kryetar i Kuvendit, a do të behët kolaicioni më LDK-në

Aktuale

Glauk Konjufca flet për herë të parë si kryetar i Kuvendit, a do të behët kolaicioni më LDK-në

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 09:25
Vetevendosje

Glauk Konjufca, i zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se Vetëvendosja nuk ka opsion tjetër për koalicion pos LDK’së.

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka parashikuar një situatë kur në një takim me krerët e LDK-së do t’i bëhet një pyetje.

“Pyetja që do të ma bënte njëri, po dihet cili, është ‘qysh bre Galuk kështu?’. E unë do t’i përgjigjem, pra keni prit nga ne ta bllokojmë konsitutimin e Kuvendit, e të thoni se e zhbllokojmë Kuvendint veç kur të na jepni presidentin?”, ka thënë Konjufca në Interaktiv.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk është PAN’i dhe se është e qartë në qëndrimet e veta.

Konjufca ka thënë se është gjë e keqe që marrëveshja për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore është kryer për 80 ditë, e këto dy subjekte nuk po arrijnë të krijojnë qeverinë. Ai ka thënë nuk e di nuk e di se çfarë e pret formimin e institucioneve në të ardhmen.

“Kuvendi pas konstituimit nuk është i impenjuar drejtpërdrejt në çështjet që do të ndodhin në dy javët e ardhshme”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka folur edhe nëse Vetëvendosja ka mundësi tjetër për koalicion, pos LDK’së.

“Unë mendoj mes LDK’së dhe shkuarjes në zgjedhje është më mirë shkuarja në zgjedhje. JO me PAN’in. Ka qenë premtim i joni dhe arsyeja pse kemi dalë në vendin e parë”, ka thënë Konjufca.

Në rast të zgjedhjeve ai ka thënë se Vetëvendosje fiton më shumë, por Kosova humb.

“Qeveria është tërhequr në korrik të vitit të kaluar dhe nëse zgjedhjet e reja do të mbahen, atëherë mbyllet gati një vit me këtë qeveri e këto institucione që mendojnë se ende kanë kompetenca që me një nënshkrim të kryeministrit e harxhojnë rezervën shtetërore”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se kanë pasur shembuj të mirë e të këqij në mënyrën se si është drejtuar Kuvendi i Kosovës, duke thënë se ka qenë dëshmitar i gjitha ngjarjeve.

Sipas tij, duke qenë pjesë e trupit të Kuvendit, thotë se ka arritur të krijojë bindjen e qëndrueshme se kryetari i Kuvendit është njeriu kryesorë në mënyrën se si funksionojnë të gjitha hallkat e këtij institucioni.

“Një kryekuvendar i cili pikëveshtrim e ka pozicionin partiak, e rrezikon shumë funksionimin e Kuvendit, i acaron marrëdhëniet në Kuvend, i përçan të gjithë me njëri tjetrin, ai e kthen Kuvendin në një institucion të parespektueshëm”

Ai thotë se urime ka marrë nga autoritetet më të rëndësishme diplomatike të Kosovës. Konjufca shton se ato do të vijnë edhe në formë zyrtare në formë të letrave.

“Unë i falënderoj shumë dhe shtoj se ky nuk është urim për Vetëvendosjen por për konstituim të Kuvendit”, ka thënë ai, duke shtuar se formalisht nga deputetë edhe të LDK’së ka marrë urime.

Ai tutje shton se në zyrën e kryeparlamentarit ka elemente të shkëmbimeve institucionale, që nuk janë pjesë personale e asnjërit ish-kryeparlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat