Ky është reagimi i Kosovës që nuk do t’iu pëlqej kriminelëve serbë: S’ka pelegrinazh në Gjakovë, kriminelët vendin e kanë në burg

Aktuale

Ky është reagimi i Kosovës që nuk do t’iu pëlqej kriminelëve serbë: S’ka pelegrinazh në Gjakovë, kriminelët vendin e kanë në burg

Nga: N.Sh. Më: 6 janar 2020 Në ora: 10:28
Pamje nga Gjakova

Sot në Gjakovë shumë qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Pas kësaj proteste, Këshilltari i Behgjet Pacollit, ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Jetlir Zyberaj thotë se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, pasi një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë, pasi vendi i tyre do të jetë në burg.

“Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan Zyberaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.

Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.

Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat