Haziri tregon a do të vazhdojnë takimet në mes LDK-VV-së

Aktuale

Haziri tregon a do të vazhdojnë takimet në mes LDK-VV-së

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:01
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hairi ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet dhe se LDK nuk ka ndryshuar qëndrime e saj.

Në një prononcim  Haziri ka thënë sot do të takohen ekipi i liderëve duke përfshirë tre zyrtarëve të partive.

“Vazhdohet me takime sot është takimi i formatit të ekipeve liderët janë të mbështetur me plus tre zyrtarë të partive ma të lartë nuk është ndërruar formacioni I bisedimeve deri tani , ne dje kemi zhvillu bisedime për mbi tre orë kurse sot do të vazhdohet atu ku e kemi lënë dje, në përpjekje që të arrijmë një koalicion”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri ka shtuar se LDK nuk ka kërkesa shtesë dhe nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj.

“Jo ne as nuk kemi paraqitë kërkesa shtesë as nuk kemi ndryshuar qëndrim, po bisedoj që të gjejmë modalitete mas vendimit të njëanshëm të 6 tetorit”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat