E zbulon veprimtari Bajraj, vetëm kështu mund të arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së

Aktuale

E zbulon veprimtari Bajraj, vetëm kështu mund të arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së

Nga: N.H Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:48
LDK

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi të postuar në profilin e tij në Facebook, ka folur lidhur me takimin që po mbahet në këto moment mes Kurtit dhe Mustafës për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Sipas Bajraj, LDK-ja në këtë takim shkon pa ndonjë ofertë të re, pasi sipas tij, në këtë rast, ofertat i takojnë fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se LDK-ja, ka kushte për ofertuesin, dhe nëse kushtet e LDK-së për VV-në si ofertuese, janë të pranueshme, atëherë arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës dhe assesi ndryshe.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

Fillon takimi LDK-LVV për koalicionin , shppresë dhe skepse !

LVV-ja, oferten !

LDK-ja shkon n'takim pa ofertë t're, ngase s'kishte as të vjetër, sepse oferta i takon ofertuesit, e kjo është LVV-ja si fituese relative e zgjedhjeve dhe të ciles vendimi i Gjykates Kushtetuese i atribuon të drejtën e inicimit të konstituimit të Institucioneve, pra nuk u takon të dya palëve të jenë ofertuese ngase palet gjenden përballë njera tjetres n'tavolinën e bisedimeve.
- VV-ja i bëri ofertë LDK-së për bashkëqeverisje dhe jo LDK-ja si subjekt i dytë, VV-së, andaj oferta e VV-së, duhet t'jetë e tillë që t'bëhët e pranueshme për LDK-në dhe t'arrihet marrveshja e koalicionit.

LDK-ja, kushtet !

LDK-ja, ka kushte për ofertuesin, dhe nëse kushtet e LDK-së për VV-në si ofertuese, janë t'pranueshme, atëherë arrihet marveshja për koalicionin qeverisës dhe asesi ndryshe.

Pse quhet marveshje ?

Ngse presupozon pelqimin e dakordësuar dhe të dakorduar të palëve në të dya anet e tavolinës për t'njëjtën qeshtje por me interesa t'ndryshme të palëve n'bisedime, dhe si e tillë ; nuk mund t'i impnohet pales tjetër me diktat dhe as me forcë, përndryshe s'do quhej marrveshje, por imponim, diktat, ultimatum...!

Në marveshjet poltike për koalicione qeverisëse, dy gjëra s'pijnë ujë ; diktati dhe bujaria, ngase dëmtojnë marveshjën duke i humbë edhe esencën dhe kuptimin.

N'rastse nuk arrihet pajtueshmeri n'mes palëve n'tavolinë ; LDK & LVV, atëherë palët lëshojnë tavolinën, dhe fituesi relativ ka të drejtën e përzgjedhjes së partnerit tjetër potencial me t'njëjtin rregull dhe logjikë, por jo deri n'pakufi dhe deri n'absurd.

Në të kundertën ; VV-ja, duhet të deklaroj publikisht, paaftësinë, pazotësinë dhe jo vullnetin për të implemntuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe ky s'është fundi i botes.

Shyqer zotit, tempulli i demokracisë nuk ka vetëm një LVV nacionale, por edhe 4 tjera, ; LDK, AAK, NISMA, AKR, përjashto këtu PDK-në të cilën e perjashtojnë subjektet nacionale, apriori.

Ma e mira e mundshme (ideale), arritja e marveshjes së koalicionit qeverisës LDK & LVV, dhe ma e keqja dhe ma e dëmshmja do ishte vendënumërimi dhe bllokimi i proceseve përmes preteksteve juridike dhe prolongimit të tyre përmes Gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat