Maloku: Reforma në arsim duhet filloj sa më parë, ndryshe, Kosova rrezikon kolapsim në dekadën e re

Aktuale

Maloku: Reforma në arsim duhet filloj sa më parë, ndryshe, Kosova rrezikon kolapsim në dekadën e re

Nga: A.SH Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:44
Fadil Maloku

Sociologu dhe njëherësh profesori universitar Fadil Maloku, ka thënë se është e domosohme reforma në arsim sepse ndryshe, Kosova rrezikon kolapsin në dekadën e re.

“Studentët e Kosovës, sipas të gjeturave të një studimi të thellë empirik, që e ka bërë vitin e kaluar Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SHeSK-s), do të duhej të bëhen sa më parë jo objekt, por subjekt kryesor kreativ në procesin e reformimit të arsimimit në Kosovë”, ka shkruar professor Maolku në Facebook.

Postimi i plotë:

Reforma në arsim duhet filloj sa më parë, ndryshe, Kosova rrezikon kolapsim në dekadën e re

Studentët e Kosovës, sipas të gjeturave të një studimi të thellë empirik, që e ka bërë vitin e kaluar Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SHeSK-s), do të duhej të bëhen sa më parë JO OBJEKT, POR SUBJEKT kryesor KREATIV në procesin e reformimit të arsimimit në Kosovē. Me përvojën time të një pedagogu dhe të një eksploruesi social e politik, pra, padyshim edhe të një kërkuesi shkencor- empirik kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva të pa arsyeshme, kur është fjala sidomos e të qenit SUBJEKT në procesin e arsimimit në Universitetin publik.
Të gjeturat flasin se studentëve dhe Universitetit publik, në kuadër të këtij reformimi u duhen disa hapa konkret;
1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë:
2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:
3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike...:
4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor.... Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:
5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:
6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:
7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.
8. Univeristeti i Prishtinës, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont.... nga BE-ja:
9. Univeristeti i Prishtinës, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian:
10. Universiteti duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion:
11. 'Univeristeti i Prishtinës, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: (1. përcjelljen e studimeve sistematike të studentëve të Universitetit: 2. anketimin e studentëve pas përfundimit të studimeve bachelor: 3. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë publike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat