Bahtiri thotë se VV dhe LDK do të bëhen sërish bashkë

Aktuale

Bahtiri thotë se VV dhe LDK do të bëhen sërish bashkë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:29
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka quajtur të domosdoshme nënshkrimin e koalicionit ndërmjet Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, këto dy partie duhet të ulën dhe ta vendosin vulën finale të marrëveshjes për udhëheqje të ekzekutivit.

Bahtiri theksoi se do të ishte e panevojshme që vendi të shkonte në zgjedhje.

“Pse me hargju pare, me hargju kohë. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje ne përsëri do të bëhemi bashkë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat