Vetëvendosje jep formulën përfundimtare si mund të bëhet koalicioni VV-LDK - Bota Sot
Vetëvendosje jep formulën përfundimtare si mund të bëhet koalicioni VV-LDK

Aktuale

Vetëvendosje jep formulën përfundimtare si mund të bëhet koalicioni VV-LDK

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:28
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk mund të ketë formulë tjetër për formimin e qeverisë, përveç ofertës së fundit që ua kanë bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi, ka hedhur poshtë mundësinë që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se për emërimin e tij në këtë pozitë, LDK është shpaguar duke e marrë postin e presidentit dhe një ministri më shumë.

Bulliqi ka kritikuar edhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, për të cilin tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai do ta humb Komunën e Podujevës.

I ashpër u tregua edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin tha se nga momenti kur ka ardhur në krye të partisë, aty ka vdekur fryma rugoviane.

Ndërkaq, pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ku tha se Agim Veliu do ta humbas Podujevën, ka ardhur reagimi i ish-deputetit, Fidan Rekaliu.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Rekaliu i ka thënë Bulliqit: Shihemi në zgjedhjet e 2021, z.Bulliqi, duke aluduar në zgjedhje lokale.

Tutje, Rekaliu ka thënë se Podujeva dhe Agim Veliu janë kalaja e pathyeshme e Lidhjes Demokratike.

Nuk ke arritë me kuptu asnjëherë lidhjen e fortë të Podujevës me LDK-në.

"Podujeva dhe Agim Veliu janë kalaja e pathyeshme e Lidhjes Demokratike. Nuk ke arritë me kuptu asnjëherë lidhjen e fortë të Podujevës me LDK-në, megjithëse ishe pjesë e saj. Shihemi në zgjedhjet e 2021, z.Bulliqi", shkruan ish-deputeti i LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat