Sali Rexhaj sulmon Shkumbin Demaliajn: A ki dhe sa është çmimi i një certifikate të veteranit? - Bota Sot
Sali Rexhaj sulmon Shkumbin Demaliajn: A ki dhe sa është çmimi i një certifikate të veteranit?

Aktuale

Sali Rexhaj sulmon Shkumbin Demaliajn: A ki dhe sa është çmimi i një certifikate të veteranit?

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:29
Shkumbin Demaliaj

Veprimtari dhe njohësi i çështjeve politike, Sali Rexhaj, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Shkumbin Demaliajn.

Rexhaj e pyet Demaliajn se a ka certifikata për veteran dhe sa po shkon çmimi në treg?

Krejt kjo ndodhi pasi Demaliaj ka fol për presidentin Rugova dhe në reagimin e tij Rexhaj thotë se falë Rugovës, Kosova shpëtoi me 13 mijë viktima.

Postimi i plotë:

Shkumbin Demaliaj

paska deklaruar se pacifizmin e Rugoves e ka vuajte populli.

Eshte e vertete se Rugova, me ne te tjeret, e ka shmangur luften ne fillim te viteve 90, dhe lufta ne vend se te filloj ne Kosove, filloj ne Slloveni, Kroaci e Bosnje. Ku Serbia si agresor e tregoj fytyren e saje fashiste me gjenicid e pastrim etnik para botes.

Madje shmangja e luftes ne Kosove ndodhi edhe nen ndikimn e SHBA, sakte vija e kuqe e Presidentit Bush qe i kishte vene Millosheviqit per Kershendellat e vitit 1991.

Gjithe kjo beri qe ne vend se te vriten 400 000 shqiptar e Kosova te ndahet per gjysem, ose te mbetet nen Serbi, Kosova u çlirua me 13 000 viktima, dhe nuk ju preken kufinjet. Ne anen tone luftoj NATO ne krye me SHBA.

Fale Rugoves, sot ne shqiptaret jetojme ne te gjitha trojet tona ku jetonim edhe para luftes.

Rugova nuk ishte pacifist fare, po ne nuk kishim ushtri as arme per lufte.

Shkumbin, a ke ende çertifikata per veteran te rrejshem dhe sa po sillet çmimi i tyre ne treg?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat