Milazim Krasniqi e gjenë “formulën” pse Grenell po e përmend vetëm zhvillimin ekonomik dhe pse s’po formohet Qeveria

Aktuale

Milazim Krasniqi e gjenë “formulën” pse Grenell po e përmend vetëm zhvillimin ekonomik dhe pse s’po formohet Qeveria

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:39
Milazim Krasniqi

I dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sipas profesorit dhe analistit politik, Milazim Krasniqit ai po flet vetëm për zhvillim ekonomik.

E pse po flet vetëm për këtë çështje, Krasniqi thotë se nuk e di përgjigjen, por shton se, kjo ndoshta ka të bëj me termocentralin “Kosova e Re” që kundër ndërtimit të saj janë disa në Kosovë.

E sipas Krasniqit, kjo ndoshta ka të bëjë edhe me Trepçën, për të cilën nuk kanë dashur të bëhet ndërmarrje publike, por që të shitej te dostat e tyre.

Megjithatë, Krasniqi me këtë e lidh edhe mosformimin e Qeverisë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

N’mujshi me e ditë pse ambasadori Grenell po e përmend veç zhvillimin ekonomik?! Unë nuk e di përgjigjen. Ama, (po them, thashë, siç thonë) mos ka të bëjë kjo deklaratë e tij najsen me termocentralin “Kosova e Re”, kundër ndërtimit të të cilit janë disa në Kosovë? Ndoshta ka të bëjë edhe me Trepçën, të cilën disa nuk kanë dashtë që të bëhet ndërmarrje publike, po që të shitej te dostat e tyre “poshto-zashto!” Nëse është ashtu, mosformimi i qeverisë, mund të ketë të bëjë me “qit sen.” E nëse, pas vizitës së tij, hiqet dorë prej atyre ide(otizmave), qeveria edhe mund të formohet më shpejt. Po tham, thashë, nuk e di, ban vaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat