Thaçi: Kosova e gatshme të dërgojë ndihmë operative në Turqi - Bota Sot
Thaçi: Kosova e gatshme të dërgojë ndihmë operative në Turqi

Aktuale

Thaçi: Kosova e gatshme të dërgojë ndihmë operative në Turqi

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative pas tërmetit që goditi Turqinë.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së #Turqisë në këto momente tragjike”, shkroi Thaçi në Twitter.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dy orë më parë, duke lënë të vdekur 6 persona dhe duke shkatërruar shumë godina.

Tërmeti është ndjerë në shumë provinca tjera dhe në vendet fqinje. Skuadrat ndihmëse kanë reaguar menjëherë dhe janë duke i ndihmuar qytetetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat