Kjo është pozita e Vjosa Osmanit në qeveri, Konjufca nuk shkarkohet

Aktuale

Kjo është pozita e Vjosa Osmanit në qeveri, Konjufca nuk shkarkohet

Nga: A.J Më: 27 janar 2020 Në ora: 11:43
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje duket se kanë përafruar qëndrimet e tyre për një qeveri funksionale dhe bashkë qeverisëse.

Takimi i sotëm mes LDK-së dhe VV-së pritet që ta jep epilogun përfundimtar të marrëveshjes përfundimtare derisa përafrimet thuhet se kanë ndodhur një ditë më parë derisa LDK ka pranuar një ministri më shumë, atë të Jashtme dhe pozita e kryeparlamentarit mos të preket.

“LDK-ja do ta marrë shtesë Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Vjosa Osmani do të emërohet ministre, kurse Glauk Konjufca nuk do të shkarkohet dhe për ketë LDK do të marr një ministri ma shumë që Osmani do të jetë në krye të saj” ka thënë një burim brenda VV-së.

Sipas burimit, vetëvendosje ka qenë e prerë se Glauk Konjufcen nuk e shkarkon nga detyra e kryeparlamentarit dhe se për ketë LDK ka kërkuar Ministrinë e Jashtme.

“VV e ka krye parlamentarin kurse LDK e ka Ministrinë e Jashtme dhe sigurisht sukses do të ketë në këtë Vjosa osmani” ka shpjeguar për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat