Albulena Haxhiu tregon se kush ka vullnet për koalicionin LVV-LDK

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon se kush ka vullnet për koalicionin LVV-LDK

Nga: A.J Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:08
Albulena Haxhiu

Derisa Vetëvendosje është shprehur e gatshme prapë të ketë takime më Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kanë thënë se ka vullnet për koalicion, një gjë e tillë duket se tashmë është e pamundur dhe shpresat për një qeveri VV-LDK po shuhen.

Akuzat e ndërsjella që po ja bëjnë njëra tjetrës LV dhe LDK ditëve të fundit, jo vetëm që mund të konstatohet se po shkohet me hapa të shpejt në drejtim të kundërt me arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë, por se këto akuza, ofendime e fajësime, tashmë nuk janë komunikime ndërpartiake për ta bërë qeverinë në të mirë të vendit, por janë një fushatë e re politike parazgjedhore

Mbrëmë pas takimit që kishin VV-LDK dhe përfaqësues të QUIN-t dhe ambasadorë para mediave u tha se nuk marrëveshje dhe se dy partitë dolën më qëndrime të veta ani pse që të dyja janë shprehur të gatshme për vazhdimin e takimeve.

Deputetja Albulena Haxhiu nga vetëvendosje ka lenë hapësirë se mund të ketë takime më LDK-në.

“S’mund të them që takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë për të finalizuar marrëveshjen, nuk mund të jap garanci për formimin e koalicionit por mund të garantoj për vullnetin e VV-së për këtë proces”, deklaroi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat