Polici i plagosur: Nuk e lë policinë për asgjë tjetër

Aktuale

Polici i plagosur: Nuk e lë policinë për asgjë tjetër

Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:14
Ganimet Mrasori, babai i policit të plagosur mbrëmë në Zhur të Prizrenit, Artur Mrasorit, ka thënë se djali i tij ishte shumë i përkushtuar në profesionin e policit dhe se nuk do ta ndërronte atë me asnjë tjetër.

Babai i Arturit gjithashtu tregoi për një bisedë emocionale që kishte bërë me të birin para se ai të nisej për në aksionin, gjatë të cilit u plagos rëndë.

“Dje i pata thënë: Pse bre bir nuk u more me arsim kur fakultetin e ke të kryer? Më tha që policinë nuk e lëshon për asgjë. Ai gjithmonë e ka dashtë profesionin’’ ka thënë ai.

Megjithatë, babai i tij tha se shteti nuk ka bërë sa duhet për policët, edhepse ky institucion është më i suksesshmi në rajon.

Arturi mori plagë në sy, por mjekët po shpresojnë se do të shërohet, sipas babait.

“Kam shpresa të mëdha se do të bëhet mirë. Djali ka pasë mirënjohje edhe gjithmonë është konsideruar si ndër policët më të mirë”, është shprehur Ganimet Mrasori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat